Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje

Aktualitet

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e

Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK.

Paraditen e sotme ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar fakti se është person nën hetim për akuzën e pastrimit të parave.

Raportimet paraprake janë se kjo çështje lidhet me dosjen “Balluku”.  Tare në shumicën dërrmuese të kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit.

Pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje, ai ka dalë nga SPAK, teksa nuk ka zgjedhur të flasë për gazetarët e pranishëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion