Misteri i vrasjes në Durrës, vëllai i Pëllumb Metës ka dyshime për motivin: Drejtësia ende nuk ka folur

Aktualitet

Misteri i vrasjes në Durrës, vëllai i Pëllumb Metës ka

Kjo foto është i vetmi ngushëllim për Ramazan Metën. Më 23 shkurt të këtij viti ai zbuloi se vëllanë Pëllumb Metën që e pandehte të zhdukur e kishin vrare dhe e kishin groposur në kasollen e bagëtive.

Krimin e kishin kryer 3 fëmijët e Pëllumbit, Hygerta që ka marre përsipër krimin, Hyseni dhe Amarildo.

Për Ramazanin po aq sa vrasja e rëndë është dhe pesha e të panjohurës: pse fëmijët e të vëllait vranë babanë e tyre dhe tentuan mos i lejonin të kishte as varr.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pavarësisht se për ngjarjen janë 3 fëmijët e arrestuar si autorë dhe bashkëshortja e të vëllait nën hetim në gjendje të lirë, për Ramazanin drejtësia ende nuk është vënë në vend.

Pas ngjarjes shtëpisë së krimit i është vënë dryni. Ramazani nuk ka pasur asnjë kontakt me autorët e kësaj vrasje makabre për të cilët ka një mesazh.

Pëllumb Meta u ekzekutua në banesën e tij më Shën Vlash nga 3 fëmijët të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi e vranë me armë zjarri e mbështollën me qese dhe e varrosën në kasollen e bagëtive.

Për të humbur gjurmët ata denoncuan në polici se i ati kishte humbur. Hetimet për zhdukjen nxorën në dritë të vërtetën tronditëse dhe rreth 10 ditë më vonë policia zbërtheu skemën ku u gjet trupi i pajetë, arma e krimit dhe makina e viktimës./tch

ME TE LEXUARAT