Dron me kamer në dritaren e dhomës së gjumit, nëna e re e shqetësuar: Ishte ora 2 e natës...

Bota

Dron me kamer në dritaren e dhomës së gjumit, nëna e re e

Dronët janë kthyer në problem të madh, për qëllimin që përdoren.

Kështu, në Angli, është raportuar një ngjarje e pazakontë. Një nënë e re , e cila nuk ka preferuar të identifikohet, ka raportuar në polici se kur ka shkuar në dhomën e foshnjës së saj 11-muajshe rreth orës të mëngjesit ka parë në dritare një dron. Droni ishte i pajisur me kamera dhe po vëzhgonte nga dritarja në dhomën e fëmijës.

E tmerruar ajo ka marrë në krahë në krahë menjëherë fëmijën e saj. Sipas “Daily Mail”, mendohet se droni mund të jetë përdorur nga bandat e hajdutëve, të cilët kontrollojnë terrenin paraprakisht pastaj veprojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pashë jashtë dhe droni po fluturonte. Mendova nëse i ndez dritat ata do të zbulojnë se i kam parë, kështu që zbrita poshtë dhe pashë në kopshtin tim. Pastaj u ktheva dhe ndeza dritat e oborrit jashtë, në këtë moment, droni u largua”, u shpreh gruaja.

ME TE LEXUARAT