Djegia e pallatit pranë QSUT/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë, dyshohet se...

Aktualitet

Djegia e pallatit pranë QSUT/ Prokuroria e Tiranës merr në pyetje

Prokuroria e Tiranës pyet pesë fëmijët që nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke hedhur mbeturina në një karrocë e cila konsiderohet si vatra prej nga ku shpërtheu zjarri që dogji pallatin shumëkatësh në Tiranë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se të miturit e identifikuar janë banorë të kompleksit dhe pyetja e tyre është kryer në prani të psikologëve dhe prindërve. Ata kanë treguar se nuk bënë asgjë me paramendim dhe se kishin parë një vazo të djegshme që e pranë saj mbeturinat ishin në karrocën që gjendej pranë një kondicioneri.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije për TCH se prokurori i çështjes ka urdhëruar policinë që të kryejë veprime të thera në vendngjarje sikurse të tjera siç është edhe pyetja e disa shtetasve të tjerë. Ende nuk ka përfunduar akt-ekspertimi shkencor bëjnë me dije burimet ndërsa nga referimi i policisë qe kishte arrestuar 4 shtetasit Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna që dyshohen se shkelën rregullat për mbrojtjen nga zjarri.

Për 4 të dyshuarit në gjykatën penale u vendos detyrim paraqitje dhe për të lehtësuar pozitën e tyre shërbye videot e sekuestruara në vendngjarje ku shfaqet se si brenda pesë sekondash merr flakë fasada e pallatit prej nga ku u dogjën 71 banesa

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion