"Do të ketë sanksione të ashpra nëse nuk pranon armëpushimin"/ Macron dhe Merz paralajmërojnë Rusinë!

Një mesazh drejtuar Rusisë se nëse nuk e pranon armëpushimin 30-ditor të propozuar nga evropianët dhe Donald Trump në luftën në Ukrainë, "do të ketë sanksione shtesë shumë më të ashpra" u dërgua nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz në intervistat në trenin që udhëtuan për në Kiev me Keir Starmer dhe Donald Tusk për një videokonferencë të "aleancës së të vullnetit".
Macron bëri thirrje gjithashtu për “negociata të drejtpërdrejta” midis Ukrainës dhe Rusisë , tha ai në një intervistë me rrjetet televizive franceze TF1 dhe LCI.
"Në rast të një armëpushimi 30-ditor, ne po fillojmë bisedime të drejtpërdrejta Ukrainë-Rusi. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë", shtoi presidenti francez.
Në të njëjtën frymë, Merz i tha gazetës gjermane Bild se do të ketë një "forcim masiv të sanksioneve" nëse presidenti rus Vladimir Putin refuzon armëpushimin 30-ditor në Ukrainë.
"Nëse Kremlini nuk përgjigjet, do të ketë një forcim masiv të sanksioneve dhe ndihma masive për Ukrainën do të vazhdojë. Në një nivel politik, sigurisht, por edhe në një nivel ekonomik dhe ushtarak", tha Merch.
Deklarata e përbashkët para udhëtimit në Kiev
Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Keir Starmer udhëtuan drejt kryeqytetit ukrainas me tren, duke postuar videot përkatëse në rrjetet sociale, ndërsa Donald Tusk do t'i takojë atje.


