Video/ Tensione në Maqellarë, pamje nga momenti kur demokratët bllokojnë makinën e biznesmenit Fiqiri Pali

Aktualitet

Video/ Tensione në Maqellarë, pamje nga momenti kur demokratët

Eksponentë të Partisë Demokratike kanë bllokuar mbrëmjen e djeshme dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe sekretari i Blendi Klosit, dhe dy persona te tjerë.

Në pamje nga ngjarja, shihet një numër i shtuar i militantëve të PD të cilët nuk i kanë lënë automjetet të largohen deri në momentin që ka mbërritur prokuroria e cila ka kryer edhe kontrollet e nevojshme.

Nga kontrollet u gjetën 4.500 USD, 1 mijë paund dhe tollona nafte janë gjetur në makinën e biznesmenit Fiqiri Pali, i cili duhet të theksojmë se ka marrë pune publike në Bashkinë Mat e Dibër.

Në automjetin tjetër ku ndodheshin ndër të tjerë edhe pjesëtarë të shtabit politik të Blendi Klosit nuk u gjetën sende të paligjshme.



ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion