Dita e katërt e trazirave, protestuesit i vënë flakën Parisit, shpërthejnë grabitjet, mbi 1 mijë arrrestime

Bota

Dita e katërt e trazirave, protestuesit i vënë flakën

Pavarësisht angazhimit të rreth 45,000 forcave speciale të policisë dhe xhandarmërisë në rrugët e Francës, me automjete të blinduara, trazirat shpërthyen për të katërtën natë radhazi në disa qytete. Këto trazira nisën pas vrasjes së një djalë 17-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje nga një oficer policie gjatë një kontrolli trafiku në një periferi të Parisit.


Ndërtesat dhe makinat u dogjën, dyqanet u plaçkitën, ndërsa policia bëri 994 arrestime, raporton The Guardian. I njëjti medium, duke cituar Ministrinë e Brendshme të vendit, raporton se në trazirat e djeshme janë plagosur gati 80 policë. Në Marsejë, persona me kapuç hynë në një dyqan armësh dhe vodhën armë gjahu, por jo municion, thanë autoritetet. Një burrë u arrestua me një pushkë që mund ta ketë rrëmbyer nga një dyqan, sipas policisë.



Momenti i një shpërthimi të fuqishëm në zonën e portit të vjetër të Marsejës është kapur në një video amatore të shpërndarë në platformat e rrjeteve sociale, ndërkohë nuk ka raportime për të lënduar në zonë.



Kryetari i bashkisë së Marsejës, Benoît Payan, i bëri thirrje qeverisë që të forcojë forcat e sigurisë. “Skenat e plaçkitjeve dhe dhunës janë të papranueshme”, shkroi ai në Twitter. Në Lyon, Strasburg dhe Grenoble, u raportuan plaçkitje dyqanesh dhe përleshje mes të rinjve dhe policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion