Beleri në burg, Mitsotakis i prerë me qeverinë shqiptare: Greqia nuk do ta kalojë në heshtje

Politikë

Beleri në burg, Mitsotakis i prerë me qeverinë shqiptare: Greqia

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të rreptë Shqipërisë gjatë konferencës për shtyp të Samitit të Lartë në Bruksel. Mitsotakis ka informuar për çështjen e Fredi Belerit homologët e tij në BE, ndërsa ka bërë të qartë se është një çështje që Greqia nuk do lejojë “të kalojë në heshtje”, pasi do të vijojë reagimet derisa të ndryshojë qëndrimi i palës shqiptare.


“Kisha shansin të informojë homologët e mi për sa ndodhin sot në Shqipëri me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës dhe të shpreh zhgënjimin tim, revoltën time për faktin se një kryebashkiak i zgjedhur arrestohet dy ditë para zgjedhjes së tij dhe ndodhet në burg, sipas mendimit tim, me procedura të dyshimta.


E konsideroj një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe ndaj përpjekjes së Shqipërisë për përshtatjen me bazën ligjore të BE-së. Parashikoj që kjo çështje do zgjidhet shumë shpejt”, është shprehur Mitsotakis.

Sipas kryeministrit grek, zgjidhja e çështjes do të përbëjë element i vlerësimit grek për integrimin europian të Shqipërisë që siç tha parashikohet të jetë një udhëtim i gjatë. “Pajtueshmëria me rregullat bazë të shtetit të së drejtës përbën kusht të panegociuedjëm për çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes europiane. Dua të besoj se ky mesazh është bërë plotësisht i qartë në Shqipëri”, është shprehur Mitsotakis. Ai paralajmëron se Greqia nuk do ta lërë të kalojë pa reagime, vetëm pak ditë pas triumfit historik në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare të Greqisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion