“Shkoi të takojë Brilantin…”, çfarë tha Stresi lidhur me luanin e Ervis Martinaj që “ndërpreu” intervistën e Noizyt?

Showbiz

“Shkoi të takojë Brilantin…”, çfarë tha

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas” ka qenë reperi Noizy, teksa një ngjarje e papritur ka ndodhur gjatë transmetimit të intervistës.


Ndërkohë që Noizy në bashkëpunim më vëllezërit Veshaj vendosën t’i bëjnë një rreng Stresit, lidhur me një luan të vogël, që ky i fundit duhet të kujdesej, Stresi zgjodhi “të fliste pak më shumë seç duhet”.

Noizy i kërkoi kolegut të tij që të kujdesej për një luan rreth 6 muajsh, dhe gatishmëria e Stresit ishte që në fjalën e parë të thënë prej tij.


Pa e ditur që e gjithë situate ishte një rreng, Stresi nisi të tregonte një histori të së shkuarës me Brilant Martinajn, lidhur me luanin që dikur kishte Ervis Martinaj, një nga personazhet e krimit, i zhdukur dhe i shumëkërkuar.

“Ej dëgjo të të tregoj një histori të shkurtër në telefon. Shkoi dhe takoi njëherë këtë rahmetliun, Brilantin dhe…” – dëgjohet të thotë Stresi ndërkohë që ndërpritet me shpejtësi nga Noizy.


Kaq ka mjaftuar që Noizy të heq menjëherë zërin e telefonit pa e çuar fjalinë deri në fund dhe ta lajmëronte Stresin që ishte live në television.

Pjesë nga biseda mes Noizyt dhe Stresit: 


Noizy: E di çfarë kam bërë

Noizy: Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë


Stresi: E marr unë ore

Noizy: E di sa i bukur është? Është i bardhë


Stresi: Ta mbaj unë o vëlla

Noizy: Duhet mbajtur te shtëpia

Noizy: Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar

Stresi: Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla

Stresi: Po ku është ta shohim? Sa lekë?

Noizy: E kam marrë vunë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion