Danimarka heq dorë nga vaksina e kompanisë Johnson & Johnson, cila është arsyeja

Bota

Danimarka heq dorë nga vaksina e kompanisë Johnson & Johnson, cila

Danimarka ka thënë të hënën se do të heqë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson nga fushata e saj e vaksinimit kundër koronavirusit, pas shqetësimeve për trashje gjaku. Autoriteti Shëndetësor Danez ka thënë se Agjencia Evropiane e Ilaçeve “ka vërtetuar se ka lidhje të mundshme në mes të rasteve të rralla të trashjes së gjakut dhe vaksinës Johnson & Johnson”, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Mirëpo Agjencia Evropiane e Ilaçeve, ashtu sikurse Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë rekomanduar përdorimin e kësaj vaksine, duke thënë se përfitimet i tejkalojnë rreziqet. Zyrtarët shëndetësorë danezë kanë thënë se situata e favorshme epidemiologjike nënkupton se ky shtet mund t’ia dalë edhe pa vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, dhe do t’i përdorë vetëm ato të kompanive, Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

“Autoriteti Shëndetësor i Danimarkës ka ardhur në përfundon se përfitimet e përdorimit të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë, Johnson & Johnson nuk tejkalojnë rreziqet e shkaktimit të efekteve të rënda, te personat që e marrin atë”, ka thënë ky institucion. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se situata me pandeminë në Danimarkë është nën kontroll dhe se “programi i vaksinimit është duke u zhvilluar kënaqshëm me vaksinat tjera”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion