Dalin foto të reja nga sulmi terrorist i 11 shtatorit në Kullat Binjake, ngjarja tregohet në një kënd i ri

Bota

Dalin foto të reja nga sulmi terrorist i 11 shtatorit në Kullat

Fotografi të reja nga sulmi terrorist i 11 shtatorit janë zbuluar në një album familjar, që tregojnë momentin kur Kullat Binjake u sulmuan.

Liam Enea, 19 vjeç, gjeti fotot e tezes së tij, Maryann në një album që iu dha katër vjet më parë dhe i publikoi ato në “The Sun”.

Dalin foto të reja nga sulmi terrorist i 11 shtatorit në Kullat

Fotografitë janë bërë në një aparat fotografik të kohës dhe tregojnë shkatërrimin menjëherë pas goditjes. Njëra nga kullat shihet duke u djegur në mënyrë të pakontrollueshme.

Gruaja, e quajtur Maryann, kapi momentin tragjik. “Fotot nuk janë digjitalizuar dhe nuk janë parë nga askush tjetër përveç saj“, tha 19-vjeçari.

Dalin foto të reja nga sulmi terrorist i 11 shtatorit në Kullat

“Përmes fotove, unë kuptova se tezja jetonte në një apartament në 310 Greenwich Street në New York City, tarraca e së cilës shikonte në jug drejt Qendrës Botërore të Tregtisë” thotë ai.”Kur i tregova nënës time ndërtesën, ajo menjëherë e njohu, pasi e kishte vizituar në vitet 1990 dhe konfirmoi që Maryann jetonte atje“.

Dalin foto të reja nga sulmi terrorist i 11 shtatorit në Kullat

Në mëngjesin e së martës, 11 shtator 2001, terroristët nga grupi militant Al-Kaeda rrëmbyen katër aeroplanë në një sulm të koordinuar në tokën e SHBA.

Dalin foto të reja nga sulmi terrorist i 11 shtatorit në Kullat

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion