Meta thirrje qeverisë: Reflektoni dhe gjeni zgjidhjen për ndalimin e shpopullimit të Shqipërisë

Mëngjesin e sotëm, presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim në Facebook, i shqetësuar pas një raporti që fliste për numrin e madh të shqiptarëve të larguar nga vendi. Meta kërkon që qeveria të reflektojë dhe të gjëj zgjidhje për shpopullimin e vendit.
“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.
Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare. Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”, shkruan Meta.


