Covid-19/ Gjobë ose 5 vite burg, ja pasojat e australianëve nëse kthehen në shtëpi nga India

Qeveria italiane ka marrë një vendim drastic për qytetarët e saj, nëse kthehen në shtëpi nga India. Sipas mediave të huaja, ata do të përballen me 5 vjet burg ose me gjoba të rënda pasi qeveria e ka bërë udhëtimin përkohësisht të paligjshëm.
Kujtojmë më herët se Australia ndali fluturimet nga India, ndërsa mësohet se janë rreth 9,000 australianë në Indi, 600 prej të cilëve klasifikohen si të pambrojtur. Ndërkohë që ky vendim shënon herën e parë kriminalizimin e australianëve për kthimin në vendin e tyre. Nga e hëna, kushdo që ka qenë në Indi brenda 14 ditëve nga data e parashikuar e mbërritjes në Australi do të ndalohet të hyjë në vend.
Mosrespektimi i vendimit të ri mund të rezultojë në një dënim me pesë vjet burg, një gjobë prej 66,000 dollarësh (37,000 £) A ose të dyja. Vendimi do të rishikohet në 15 maj.
Përveç Australisë edhe SHBA do të kufizojnë udhëtimet hyrëse nga India duke filluar të martën për shkak të rritjes së rasteve dhe varianteve të Covid. Edhe pse këto kufizime nuk do të zbatohen për qytetarët amerikanë apo banorët e përhershëm të ligjshëm.


