Akuzohet se dogji 3 makina në qendrën tregtare në Lushnje, arrestohet pas 2 muajsh autori (Emri)
Lajmifundit
/
1 Maj 2021, 10:01
Aktualitet

Policia e Lushnjes ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë Fridman Xhaferraj, 26-vjeçar, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin tre makinave brenda parkimit të një qendre tregtare në Lushnje në shkurt të 2021.
Sipas policsë, vijon hetimi për arsyen e këtij veprimi. Kujtojmë se nga zjarri u dëmtua pjesërisht edhe magazina e kësaj qendre tregtare. Sipas policisë zjarri fillimisht i është vënë automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit N. K., dhe më pas janë djegur dhe dy mjetet "Audi" dhe "Fiat" të parkuar pranë automjetit tip "Benz".


