Bullizonte vartësit, ministri e pëson pas ankesave, detyrohet të japë dorëheqjen

Bota

Bullizonte vartësit, ministri e pëson pas ankesave, detyrohet të

Ministri i Arsimit në Holandë, Dennis Wiersma, i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rutte, pas akuzave të ngritura ndaj tij nga disa zyrtarë të institucionit ku punon për sjellje arrogante, të vrazhdë dhe fyese.

Ëiersma, një ministër nga radhët e partisë VVD, deklaroi se vendimi për të dhënë dorëheqjen nuk ishte i lehtë, por nga situata e krijuar, ishte i pashmangshëm.

Ish-ministri u angazhua se do të vijonte të fliste personalisht me anëtarët e stafit, pas dy ankesave të reja për sjelljen e tij të vrazhdë dhe frikësuese.

Ankesat për Ëiersma u shfaqën për herë të parë në prill.  Ai premtoi se do ta korrigjonte sjelljen disa herë dhe i kërkoi falje partisë parlamentare VVD.

Kryeministri Mark Rutte e përshkroi dorëheqjen e tij si një turp të vërtetë. “Po humbasim dikë që kishte vënë gjithçka në arsim. Dhe unë i jam shumë mirënjohës”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion