Britani/ Shpërthehet në det bomba 500 kg e Luftës II Botërore, evakuohet qyteti i Plymouth

Bota

Britani/ Shpërthehet në det bomba 500 kg e Luftës II

Plymouth ishte një nga qytetet më të bombarduara në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një bombë e kohës së Luftës së Dytë Botërore, zbulimi i së cilës shkaktoi një nga evakuimet më të mëdha në kohë paqeje në historinë britanike, u shpërthye në det, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes.

Eksplozivi 500 kilogramësh u zbulua të martën në oborrin e një shtëpie në Plymouth, një qytet port në bregun jugperëndimor të Britanisë.

Më shumë se 10,000 banorë u evakuuan për siguri, ndërkohë që një autokolonë ushtarake e transportoi bombën e pashpërthyer përmes një zone banimi të dendur me popullsi për në një traget, me të cilin u nxorr në det.

“Unë mendoj se është e drejtë të thuhet se ditët e fundit do të hyjnë në histori për Plymouth,” tha Tudor Evans, udhëheqësi i Këshillit të Qytetit të Plymouth.

Plymouth, bazë kryesore detare për shekuj, ishte një nga qytetet më të bombarduara në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pesëdhjetë e nëntë sulme ajrore të veçanta vranë 1,174 civilë, sipas zyrtarëve lokalë. Bastisjet shkatërruan pothuajse 3,800 shtëpi dhe dëmtuan rëndë 18,000 të tjera.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion