Bllokimi i Hormuzit, nisin pasojat për ekonominë botërore? Trump: Do shoqërojmë anijet

Bota

Bllokimi i Hormuzit, nisin pasojat për ekonominë botërore? Trump:

Pasojat që ekonomia botërore mund të vuajë nga bllokimi i ngushticës së Hormuzit, shkojnë deri në recesion paralajmërojnë ekspertët.

Lufta me Iranin ka rritur ndjeshëm tensionet në tregjet ndërkombëtare të energjisë, e ndikim të vecantë ka pikërisht kjo rrugë ujore strategjike, që lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian, e që konsiderohet arteria kryesore e transportit të naftës në botë.

Çdo ditë, përmes saj kalon rreth një e pesta e konsumit global të naftës. Ngushtica ndodhet mes Iranit dhe Omanit dhe shërben si dalje kryesore për eksportet e naftës nga vendet e Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Kuvajtin. Në pikën më të ngushtë, ajo është vetëm 55 kilometra e gjerë, ndërsa korsitë e lundrimit për anijet e mëdha janë shumë të kufizuara. Irani këmbëngul se e ka plotësisht nën kontroll këtë rrugë jetike detare e thotë se çdo anije që kërkon të kalojë në korridorin ujor, rrezikon të goditet nga raketa ose të dëmtohet nga dronë.

“Aktualisht, Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e plotë të Marinës së Republikës Islamike,” deklaroi zyrtari i Marinës së Gardës Revolucionare, Mohammad Akbarzadeh, në një njoftim të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Megjithatë, Admirali Brad Cooper i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara kundërshtoi pretendimet e Iranit, duke deklaruar vetëm pak orë më parë se SHBA-ja po fundos “të gjithë marinën iraniane” dhe se tashmë kishte shkatërruar 17 anije të regjimit.

“Sot nuk ka asnjë anije iraniane në lëvizje në Gjirin Arabik, Ngushticën e Hormuzit apo në Gjirin e Omanit”, tha ai.

Presidenti Donald Trump deklaroi më herët se marina amerikane mund të nisë shoqërimin e cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit nëse kjo do të jetë e nevojshme, një nga hapat më agresivë ky të administratës së tij për të frenuar rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga lufta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion