Alarmohen autoritetet greke, marrin telefonatë për bombë në Gjykatën e Apelit

Bota

Alarmohen autoritetet greke, marrin telefonatë për bombë në

Autoritetet greke janë alarmuar këtë të mërkurë pas një telefonate për kërcënim me bombë në Gjykatën e Apelit.

Sipas informacioneve fillestare, një person i panjohur telefonoi rreth orës 10:45 dhe raportoi se një pajisje shpërthyese ishte vendosur në ndërtesë, pa dhënë një afat kohor specifik për shpërthimin.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa pritet edhe Departamenti i Neutralizimit.
Telefonata u bë menjëherë pas vendimit për gjyqin e Agimit të Artë.

42 të pandehurit u shpallën fajtorë si në shkallën e pare. Asnjëri prej tyre nuk ishte sot në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit për të dëgjuar vendimin përfundimtar të gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së dytë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion