Blinken: Rusia po vret civilë në Ukrainë, po shkatërron gjithcka

Bota

Blinken: Rusia po vret civilë në Ukrainë, po shkatërron

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken akuzoi Rusinë të martën për vrasjen e civilëve në Ukrainë, duke i thënë Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut se forcat ruse "po godasin shkollat, spitalet dhe ndërtesat rezidenciale."

"Ata po shkatërrojnë infrastrukturën kritike, e cila u jep miliona njerëzve anembanë Ukrainës ujë të pijshëm, gaz për t'i mbajtur ata nga ngrirja deri në vdekje dhe elektricitet.

Autobusë civilë, makina e madje edhe autoambulanca janë bombarduar. Rusia po e bën këtë çdo ditë, anembanë Ukrainës," shtoi Blinken.

Akuzat nga kryediplomati amerikan vijnë pasi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky fajesoi Rusinë për krime lufte për bombardimin e qytetit Kharkiv.

Gjatë dy ditëve të fundit, sulmet ruse kanë goditur civilët, duke sugjeruar një zhvendosje drejt një fushate bombardimi shumë më pak të përmbajtur.

Sulmet e mëparshme ruse ishin më të përqendruara në objektivat ushtarake.

Zelenski bëri gjithashtu një lutje të zjarrtë të martën që krerët europianë të "provojnë" solidaritetin e tyre me vendin e tij.

"Ne po luftojmë për jetën tonë," tha ai në një fjalim në Bashkimin Evropian të martën.

ME TE LEXUARAT