Diplomatët braktisin sallën ndërsa ministri i Jashtëm i Putinit akuzon Ukrainën

Bota

Diplomatët braktisin sallën ndërsa ministri i Jashtëm i

Ky është momenti kur dhjetra diplomatë nga e gjithë bota u larguan nga salla sot gjatë një fjalimi të ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë çarmatimi në Gjenevë, në shenjë proteste kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Diplomatë nga vende si Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca u ngritën dhe u larguan jashtë dhomës ku po degjohej video-mesazhi i Lavrovit për Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Gjatë fjalimit të tij, ministri i jashtëm fajësoi Ukrainën për luftën dhe pretendoi se Kievi ka kërkuar të marrë armë bërthamore - një 'rrezik real' që kërkonte një përgjigje ruse.

Por Lavrov mbajti fjalimin e tij para një numri të vogel personash pasi dhjetra diplomatë i kthyen shpinen dhe iken për të protestuar ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia, siç bënë në një takim paralel të OKB-së në Gjenevë të martën.

Ata qëndruan jashtë takimit për kohëzgjatjen e fjalimit të Lavrov, duke mbajtur një flamur ukrainas ne duar.

Lavrov supozohej të ndiqte seancën personalisht me pranine e tij fizike, por vizita u anullua në minutën e fundit, pasi Moska fajësoi vendet perendimore per 'sanksionet anti-ruse' të vendosura nga vendet e BE./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT