Bleu shtëpi dhe makinë me lekët që iu transferuan padashje në bankë, arrestohet 33-vjeçarja

Përfundon në burg Kelyn Spadoni nga Harvey, Louisiana, pasi akuzohet për vjedhje të 1.2 milionë dollarëve. Sekretarja e sherifit në Luziana mësohet se ka përfunduar në burg, pasi nuk pranoi të kthente më shumë se 1.2 milionë dollarë që ishin depozituar aksidentalisht në llogarinë e saj.
33-vjeçarja, u akuzua për vjedhje me vlerë mbi 25,000 dollarë, mashtrim bankar dhe transferim të paligjshëm të fondeve monetare pasi ajo shmangu vazhdimisht kërkesat për kthimin e fondeve të cilat padashur iu transferuan asaj në shkurt. Ajo paratë i transferoi ato në një llogari tjetër dhe i përdori paratë për të blerë një shtëpi dhe një Hyundai Genesis 2021 me një vlerë prej 48,000 dhe 70,000 $.
Charles Schëab & Co. paraqiti një padi të martën kundër Spadoni, sepse ata thonë se ajo i injoroi përpjekjet e tyre për ta arritur atë përmes telefonatave, mesazheve me tekst dhe postave elektronike. Në një rast, kompania tha se kishte kontaktuar vendin e saj të punës, por u tha që ajo nuk ishte në gjendje të përgjigjej në telefon, sipas raportit.


