Biden "respekton" politikën e Trump, do dëbojë çdo emigrant pa dokumenta

Bota

Biden "respekton" politikën e Trump, do dëbojë

Presidenti Joe Biden nuk do ndryshojë asgjë nga politika e Donald Trump për emigratët. Mediat amerikane shkruajnë se do të dëbohen nga SHBA-ja të gjithë ata që janë pa dokumenta. Zyrtarët e administratës së Biden kanë bërë me dije se politika “Title 42” ka qëllim që të parandalojë përhapjen e Covid-19 në qendrat e mbajtjes, duke nisur menjëherë me procedurat.

Mediat vendase shkruajnë se vetëm në korrik janë drejtuar për në SHBA 210 mijë emigrantë. Ndërkohë ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së infektimeve nga Covid-19. Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë njoftuar se nuk do lejohet hyrja e emigrantëve në vend dhe kjo ka nxitur reagime të ashpra nga grupet që mbrojnë të drejtat e emigrantëve. Ata sulmuan kështu Biden, se po mban të njëjtin qëndrim si Trump.

 

ME TE LEXUARAT