Gjatë një konflikti plagosi një person, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Aktualitet

Gjatë një konflikti plagosi një person, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, i akuzuar për një sërë veprash. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se shtetasi E.H gjatë një konflikti ka plagosur një person, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i sherrit ka nisur pasi ky i fundit, ka kanosur punonjësen në dyqanin e 37-vjeçarit.

“Tiranë/ Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve: E. H., 37 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe J. K., 22 vjeç, për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 03.08.2021, në rrugën “Sami Frashëri” këta 2 shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sepse shtetasi J. K. ka kanosur një punonjëse në dyqanin në pronësi të shtetasit E. H.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi J. K., i cili ndodhet më spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik shtetasit J. K. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT