Qëlloi në drejtim të një 60-vjeçari, shpallet në kërkim i riu në Lezhë

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 33-vjeçar, pasi akuzohet se ka qëlluar në drejtim të një 60-vjeçari. Sipas policisë, ky i fundit nuk u prek nga plumbi.
“Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia. Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


