Drejtonte motorin pa leje drejtimi, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë
Lajmifundit
/
4 Gusht 2021, 08:59
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi. Gjithashtu, policia bën me dije se në motomjetin e tij u gjet një dorezë metalike.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të motomjetit, për të cilin ky shtetas nuk posedonte lejen përkatëse të drejtimit, iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike(përforcues grushti). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


