Biden dhe liderët europianë gati për samitin e NATO-s

Bota

Biden dhe liderët europianë gati për samitin e NATO-s

Ditën e sotme pritet të mbahet samiti i NATO-s. Mësohet se liderët europianë dhe presidenti amerikan, Joe biden, kanë shkuar në Bruksel. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në ditën e sotme pritet të merren vendime për sigurinë e së ardhmes.

Ndërkohë kujtojmë se ky është samiti i parë i NATO-s, ku Biden merr pjesë si President i SHBA dhe ai pritet të adresojë çështjet për Kinën dhe Rusinë.

Ndërkohë, nesër Biden përmbyll vizitën 8-ditore në Europë me takimin në Gjenevë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Ai mbërriti në Europë javën që shkoi, ku u mbajt dhe samiti i G7.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion