Bashkë me të dashurin masakroi babanë e saj, adoleshentët qeshin pas krimit makabër (Video)

Vrasja e Daniel Halchet në shtëpinë e tij prillin e kaluar vazhdon të hetohet. Policia në Las Vegaska publikuar videon e dy personave që dyshohen për vrasjen e personit në fjalë. Bëhet fjalë për vajzën e viktimës, dhe të dashurit të saj, 18-vjeç.
Në videon e publikuar, Aaron Guerrero dhe Sierra Halseth, janë duke qeshur dhe duke bërë shaka për një vrasje që ata kryen. Mësohet se videoja në fjalë është bërë pas vrasjes, ndërkohë që fshiheshin nga autoritetet.
Në video shihet një moment, ku i riu me shaka bën sikur po e mbyt vajzën dhe pastaj nisin të qeshin. Dyshohet se të dy ata kanë vrarë personin pasi ishte kundër lidhjes së tyre. Dy adoleshentët u arestuan 6 ditë pas krimit.
Kujtojmë se mediat asëkohe bënë me dije se 45-vjeçari u vra, e dogjën dhe ia copëtuan trupin me sharrë elektrike.


