Babai përdhunon dhe mbyt vajzën 5 vjeçe pas kërkesës për divorc, nëna përfundon në Psikiatri

Bota

Babai përdhunon dhe mbyt vajzën 5 vjeçe pas kërkesës

Një burrë përdhunoi dhe mbyti vajzën e tij pesë vjeçare në një vaskë pasi mamaja e saj i kërkoi divorcin. Aleksandr Pilipenko, 44 ​​vjeç, u burgos përjetë pasi u shpall fajtor për vrasjen brutale të Daria Pilipenko në shtëpinë e tyre në Krime.

Ai varrosi e vajzën e vogël në periferi të fshatit Kropotkine përpara se ta raportonte të zhdukur, thanë mediat lokale. Dy ditë më vonë, ai rrëfeu vrasjen dhe i drejtoi policët në trupin e saj dhe u akuzua për përdhunim dhe vrasje të një të mituri.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në Gjykatën Supreme të Krimesë të hënën ndërsa nëna ka përfunduar në një institucion të shëndetit mendor, raporton The Sun.

“Njerku e përplasi vajzën gjatë kohës së larjes së saj përpara se të kryente veprime të natyrës seksuale kundër saj. Pas kësaj, ai e mbyti atë në vaskë“, u shpreh zyrtari i policisë Olga Postnova.

Detektivët thanë se ai vrau Darian pasi mamaja e saj 23-vjeçare, Yekaterina Pilipenko, i kërkoi divorcin. Familjarët e Yekaterina thanë se mamaja e re kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies për shkak të abuzimit në familje. Pasi Daria u vra në Nëntor 2019, Yekaterina kërkoi ndihmë mjekësore. Nëna me zemër të thyer u shtrua në spital në një institucion të shëndetit mendor pas varrimit të vajzës së saj, ku vazhdon të trajtohet ende.

“Ajo e çon Darinë në shkollë dhe flet me të. Nuk beson se vajza e saj ka vdekur. Në fillim, ajo e kuptoi që vajza ishte varrosur, por më pas diçka shkoi keq. Tani mjekët po na japin shpresa për shërimin e saj”, kanë thanë të afërmit e Yekaterinës. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion