"Ata i larguan"/ Simbolika që prek plagën e shqiptarëve në protestën e sotme

Bota

"Ata i larguan"/ Simbolika që prek plagën e shqiptarëve

Një moment simbolik u shënua në protestën e 14-të radhazi para Kryeministrisë, ku protestuesit vendosën dhjetëra palë atlete të boshatisura në sheshin përballë institucionit.

Sipas protestuesve, ky veprim kishte për qëllim të përfaqësonte të rinjtë që kanë emigruar nga Shqipëria vitet e fundit, si pasojë e mungesës së mundësive ekonomike dhe sociale.

Atletet u rreshtuan përgjatë hyrjes së Kryeministrisë, duke krijuar një simbolikë të fortë të mungesës së një pjese të madhe të rinisë shqiptare.

Pjesëmarrësit u shprehën se ato përfaqësojnë mijëra të rinj që kanë zgjedhur emigracionin si alternativë për të ndërtuar të ardhmen e tyre jashtë vendit.

 

ME TE LEXUARAT