I këputi këmbën 24-vjeçares shtatëzanë, arrestohet djali i ish- shefit të policisë në Tiranë

Aktualitet

I këputi këmbën 24-vjeçares shtatëzanë,

Policia e Tiranës njoftoi mëngjesin e sotëm se ka vënë në pranga 19-vjeçarin Jehon Breçani, pasi dje aksidentoi rëndë 24-vjeçaren shtatëzënë. Kjo e fundit, si pasojë, ka humbur një këmbë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Një ditë më parë u bë me dije se djali i ish- drejtuesit të policisë së Tiranës Erzen Breçani, autori i ngjarjes, po ecte në shpejtësi duke përfunduar në trotuar, ku ishte edhe 24-vjeçarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion