Arrestohet eurodeputeti Giannis Lagos, udhëheqësi i organizatës kriminale 'Agimi i Artë'

Bota

Arrestohet eurodeputeti Giannis Lagos, udhëheqësi i organizatës

Është arrestuar në Bruksel, eurodeputeti Giannis Lagos. Lagos është dënuar me 13 vite burg nga autoritetet greke për drejtimin e organizatës kriminale 'Agimi i Artë' dhe posedim armësh.

Pas arrestimit në Belgjikë ai do të ekstradohet në Greqi, kur gjykata të vendos.

Mandati për arrestimin e tij ishte lëshuar pas dënimit nga Prokurori i Apelit dhe pas heqjes së imunitetit të tij nga Parlamenti Evropian .

Votimi përkatës në seancën plenare të Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit të tij u zhvillua të hënën pasdite dhe rezultatet u njoftuan sot, 658 votuan pro, 25 kundër dhe 10 abstenuan.

Lagos, duke përfituar nga imuniteti i tij si eurodeputet, ishte larguar nga Greqia për në Bruksel ditën e vendimit për t'i shpëtuar arrestimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion