Armëpushimi në letër, sulmet vijojnë! Gaza goditet sërish, humbin jetën 5 persona mes tyre një i mitur 9-vjeçar

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeç, sipas raportimeve nga terreni.
Sulmet ndodhin në një kohë kur në rajon është në fuqi një armëpushim i mëparshëm, megjithatë situata mbetet e tensionuar dhe me incidente të vazhdueshme dhune.
Sipas mediave ndërkombëtare, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit janë raportuar qindra viktima palestineze, ndërsa palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
Autoritetet shëndetësore në Gaza bëjnë të ditur se që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023, numri i viktimave ka kaluar dhjetëra mijëra, kryesisht civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.


