Anija rrethohet nga dallgët, ekuipazhi shpëtohet me helikopter

Bota

Anija rrethohet nga dallgët, ekuipazhi shpëtohet me helikopter

Ekuipazhi i një anijeje holandeze të mbetur në mes të detit nën pushtetin e dallgëve u shpëtua me helikopter nga Roja Bregdetare Norvegjeze. 4 prej 12 personave në bordin e anijes “Eemslift Hendrika” u detyruan të hidheshin në det pasi mjeti i tyre po fundosej.

Anija rrethohet nga dallgët, ekuipazhi shpëtohet me helikopter

Fillimisht ata qëndruan mbi anije për të provuar shpëtimin e saj, por ishte e pamundur. Anija mbetet ende në det të hapur, por sipas autoriteteve norvegjeze motori kryesor është prishur dhe anija po vjen drejt tokës.

“Ka rrezik që të përmbyset dhe të fundoset, tha Hans Petter Mortenson i Administratës Bregdetare Norvegjeze.

Anija rrethohet nga dallgët, ekuipazhi shpëtohet me helikopter

Anija shërben për transportimin e jahteve dhe në momentin e incidentit, në Detin e Veriut, pranë Alesund, kishte disa varka më të vogla në bord.

ME TE LEXUARAT