Alarm për bombë pak para ndeshjes Itali-Zvicër, policia rrethon zonën dhe nis kontrollet

Bota

Alarm për bombë pak para ndeshjes Itali-Zvicër, policia rrethon

Italia në panik! Kur kanë mbetur më pak se dy orë nga nisja e ndeshjes Itali-Zvicër, një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës.

Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme.

Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle, siç edhe shihet në foton e publikuar nga Gazzeta.it.

Ndeshja pritet të fillojë në orën 21:00, ku Italia do të përballet me Zvicrën. Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion