Pas debatit lidhi dhe rrahu shqiptarin, dënohet polici ekstremist në Gjermani

Bota

Pas debatit lidhi dhe rrahu shqiptarin, dënohet polici ekstremist në

Është dënuar me 9 muaj burg me kusht anëtari i një grupi ekstremist të së djathtës ekstreme në Gjermani.

“Albinfoch” raporton se shtetasi në fjalë, me profesion polic, është dënuar pasi ka goditur në mënyrë të përsëritur një shqiptar nga Kosova me shtetësi gjermane.

Gjatë gjykimit u pranuan pretendimet për shkaktim të dëmtimit trupor të personit gjatë orarit zyrtar të punës.

Polici në fjalë, në janar të vitit 2019 e kishte lidhur kryefamiljarin shqiptar pas një debati të zëshëm që kishin pasur lidhur me ushtrimin e dhunës në familje, transmeton “Albinfo.ch”.

Më pas ai e kishte goditur atë disa herë në fytyrë.

Arsyeja që ka dhënë ai për këto goditje ishte se ishte i mbingarkuar nga pozita e vështirë ku ndodhej, në vendin e ngjarjes. Policia po hetohet përpos dhunës edhe për lidhjet e tij me grupin ekstremist “Alphateam”.

Partnerja e punës e të pandehurit kishte ndihmuar në mbulimin e sulmit për një vit e gjysmë duke bërë deklarata të rreme. Ajo është dënuar gjithashtu me 7 muaj burg me kusht. Në hetim janë edhe dy drejtues të grupeve të shërbimit që dyshohet se nuk e raportuan incidentin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion