Akuzohet për shkelje të rregullave, gjobitet me 2.8 miliardë dollarë Alibaba

Është gjobitur me 2.8 miliardë dollarë “Alibaba Group”, me akuzën e shkeljes së rregullave të monopolist. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Administrata Rregullatore e Tregut Shtetëror të Kinës vendosi sanksionin pasi arriti në përfundimin se platforma më e madhe e tregtisë elektronike në botë kishte shfrytëzuar dominimin e saj në treg për të ndëshkuar tregtarët që ofrojnë mallra në platformat konkurruese, ku u tha se ”Alibaba Group” pengonte konkurrencën.
Me dënimin më të lartë të vendosur ndonjëherë nga rojat e konkurrencës kundër një kompanie kineze të internetit vijnë pyetje të reja në lidhje me të ardhmen e ”Alibaba” dhe themeluesit të saj, Jack Ma. ”Alibaba” tha se do ta pranonte sanksionin.
“Ne do të forcojmë operacionet në përputhje me ligjin, ne do të forcojmë më tej ndërtimin e një sistemi të pajtueshmërisë, bazuar në inovacionin dhe zhvillimin dhe ne do të përmbushim më mirë përgjegjësitë tona sociale”, tha kompania


