Aksident tragjik në SHBA, mjetet shpërthejnë në flakë, humbin jetën 7 persona

Bota

Aksident tragjik në SHBA, mjetet shpërthejnë në flakë,

Një aksident tragjik ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA ku humbën jetën shtatë persona ndërsa mbetën të plagosur tetë të tjerë.

Mësohet se një autobus me turistë u përplas me një makinë ndërsa mjetet shpërthyen në flakë.

Sipas raportimeve humbën jetën shoferi i makinës dhe shtatë turistët në autobusin që u përfshi në aksident.

Tetë të plagosurit u transportuan për në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa po hetohet shkaku i aksidentit.

ME TE LEXUARAT