Ndodh edhe kjo/ Shtëpia e Bardhë shpërndan fotografinë e Donald Trump veshur si Papë

Bota

Ndodh edhe kjo/ Shtëpia e Bardhë shpërndan fotografinë e

Kur u kthye nga funerali i Papa Françeskut, ai tha se do të kishte dashur të ishte Papë. Dhe Donald Trump ishte praktikisht i kënaqur, pavarësisht se shumë e kanë marrë me humor deklaratën e tij.

Një fotomontazh i tij i veshur si Papës, po zë vend qendror në mediat sociale të Shtëpisë së Bardhë. Fotografia u postua gjithashtu në Truth, disa ditë para fillimit të konklavës që do të zgjedhë pasardhësin e Papa Françeskut.

"Do të doja të bëhesha Papë. Kjo do të ishte zgjedhja ime e parë. Mendoj se do të isha një Papë i shkëlqyer. Askush nuk mund ta bënte më mirë se unë”, tha me humor presidenti disa ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë.

Donald Trump gjithashtu shkeli etiketën në funeralin e Papa Françeskut të shtunën duke veshur një kostum blu marine në vend të të ziut tradicional.

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se do të donte që Kryepeshkopi i Nju Jorkut, Kardinali Timothy Michael Dolan, një nga prelatët amerikanë të pranishëm në konklavë, të bëhej Papa i ardhshëm i Vatikanit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion