Policët e detyruan të bënte 300 pompa pasi theu masat anti-Covid, humb jetën 28-vjeçari

Bota

Policët e detyruan të bënte 300 pompa pasi theu masat anti-Covid,

Një burrë filipinas ka vdekur pasi u detyrua nga policia që të bënte 300 pompa, si ndëshkim për faktin se kishte thyer rregullat e Covid-19. 28-vjeçari Darren Manaog Penaredondo u kap jashtë banesës pas orës 18:00, pasi kishte dalë që të blinte ujë. Partnerja e tij, Reichelyn Balce u tha mediave lokale se i dashuri i saj dhe disa persona të tjerë që ishin kapur nga policia, u detyruan që të bënin pompa në rrugë.

“Kur erdhi në shtëpi, nuk ecte dot. E solli një nga personat që ishin dënuar për thyerjen e karantinës. Mendova se e kishin rrahur. Nuk ngrihej dot fare. Kur u përpoq të shkonte në tualet, pësoi një krizë.

Policët e detyruan të bënte 300 pompa pasi theu masat anti-Covid,

Njoftova urgjencën, por vdiq pa shkuar në spital”, tregoi partnerja e 28-vjeçarit.
Zyrtarët e lartë të policisë deklaruan se qytetarët që thyejnë rregullat e Covid-19 nuk dënohen me pompa dhe shtuan se nëse hetimi del në përfundimin se viktima është detyruar që të bëjë pompa në rrugë, përgjegjësit nuk do të tolerohen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion