Sulm i armatosur kundër ekipit të vaksinimit, humbin jetën 5 persona, plagosen disa të tjerë

Bota

Sulm i armatosur kundër ekipit të vaksinimit, humbin jetën 5

Njerëz të armatosur sulmuan kete te marte një makinë me ekipe vaksinimi kundër poliomelitit në Afganistanin lindor, duke vrarë të paktën pesë anëtarë të dy ekipeve të vaksinimit në sulme të ndara, thanë zyrtarët.

Asnjë grup militant nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmet që ndodhën në qytetin Jalalabad dhe rrethet aty pranë Khoyani dhe Surkhrud, sipas Attaullah Khogyani, zëdhënësi i guvernatorit në provincën Nangarhar. Jalalabad është kryeqyteti i provincës.

Së bashku me pesë të vrarët, të paktën katër anëtarë të ekipeve të vaksinimit të poliomelitit u plagosën, tha Dr. Jan Mohammad, i cili koordinon përpjekjen kundër poliomelitit për lindjen e vendit. Khogyani i quajti sulmet frikacakë, duke shtuar se dy nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.

Fushata e vaksinimit të poliomelitit në provincën Nangarhar u pezullua të martën më vonë, tha Najibullah Kamaëal, shefi operativ për provincat lindore. Nuk ishte e qartë kur ose nëse do të rifillonte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion