Sulm i armatosur në SHBA, mbyllet Pentagoni

Bota

Sulm i armatosur në SHBA, mbyllet Pentagoni

Një incident me armë zjarri ka tronditur SHBA-në. Autoritetet janë detyruar të mbyllin Pentagonin dhe të mos lejojnë asnjë prej personelit të dalë jashtë.

Të shtënat e shumta u dëgjuan nga stacioni i autobusëve pranë Pentagonit në periferi të Uashingtonit.

CNN raporton se stacioni në fjalë është një prej pikave kyçe prej nga mijëra punonjës të Pentagonit hyjnë çdo ditë për në punë.

Media të tjera raportojnë edhe për një efektiv të plagosur.

ME TE LEXUARAT