Bien çmimet e naftës pas vendimit për lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat

Bota

Bien çmimet e naftës pas vendimit për lirimin e 100

"Çmimet e naftës kanë nisur të shënojnë rënie në tregjet ndërkombëtare, pas vendimit për vënien në qarkullim të 100 milionë fuçive nga rezervat e naftës.

Lajmin e bëri të ditur kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, i cili tha se vendimi u mor pas një takimi me liderë botërorë."

Sipas Birol, masa ka dhënë tashmë efekt në tregje, ku është konstatuar një tendencë në rënie e çmimeve të naftës.

“Bëmë sot një hap sa i përket naftës”, deklaroi Birol, duke shtuar se nisja e vënies në dispozicion të rezervave synon të ndikojë në stabilizimin e situatës në treg.

Kreu i IEA shprehu gjithashtu shpresën se kjo ndërhyrje do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë globale dhe në ekonominë e Turqisë.

Deklaratat u bënë në Stamboll, gjatë një konference kushtuar financimit të transformimit energjetik dhe përgatitjeve të Turqisë për COP31, konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

 

ME TE LEXUARAT