Berisha nga Elbasani: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, qeverisja po shkatërron Shqipërinë

Politikë

a-183.png

Kryedemokrati Sali Berisha ishte i pranishëm këtë të premte në qytetin e Elbasanit, në kuadër të “Ripërtëritjes”.

Gjatë takimit, në fjalën e tij para demokratëve të Elbasanit, Berisha tha se sot Shqipëria është në gjendje të rëndë ekonomike për shkak të keqqeverisjes.

Sipas tij, sot jeta është bërë e vështirë për shkak të të ardhurave të pakta që shqiptarët marrin, duke shtuar se pensionistët nuk mund të blejnë as ilaçet.

“Sot në Elbasan dhe në Shqipëri, kemi atë numër lindjesh që kishim 100 vite më parë, në kohë kur ishim më pak se 1 milion. Pra, vjedhjet e tmerrshme të këtij regjimi, organizatat e krimit dhe droga e tij, kanë qenë shkatërrimtare për kombin tonë më shumë se gjithçka tjetër.

Sot, jo në një, por në disa aspekte, qytetarët e Elbasanit dhe të Shqipërisë përballen po me atë varfëri me të cilën u përballën në periudhën e hiperkolektivizmit.

Dallimi atëherë është ky: se atëherë dyqanet ishin bosh, nuk kishin ç’të blinin, kurse sot dyqanet janë plot, por xhepat bosh.

Dhe nuk arrijnë dot pensionistët, të cilët janë jo pak, po janë më shumë se një e treta e tyre që kanë shkrirë jetën për të qenë ne këtu ku jemi, dhe ata, në mënyrë absolute, nuk blejnë dot ilaçet për mjekim”, u shpreh Berisha.

ME TE LEXUARAT