Ekstradohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës kreu i “Kompanisë Bello”, Denis Matoshi

Aktualitet

matoshi.jpg

Pas një procedure të gjatë dhe komplekse ligjore, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë miratuar ekstradimin drejt Belgjikës të shtetasit shqiptar Denis Matoshi.

Vendimi është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria Belge, duke i hapur rrugën transferimit të tij të menjëhershëm drejt Antwerp-it për ekzekutimin e dënimit me burgim.

37-vjeçari, i njohur në rrethet kriminale me pseudonimin “Shqiptari i gjatë”, konsiderohet nga organet e drejtësisë evropiane si një nga figurat qendrore drejtuese të organizatës ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike, “Kompania Bello”. Gjykata e Antwerp-it e ka dënuar atë në mungesë me 10 vjet burgim për rolin e tij kyç në menaxhimin e rrjetit të kokainës nga Amerika Latine drejt portit të Antwerp-it.

Ekstradimi i Matoshit përbën një zhvillim të rëndësishëm në bashkëpunimin gjyqësor mes Belgjikës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, një marrëdhënie që prej vitesh ka synuar shkatërrimin e strehëve të sigurta për eksponentët e krimit të organizuar në Dubai.

Sipas mediave belge, vendimi përmbyll një proces shumëvjeçar hetimor e diplomatik, ndërsa procesi i transferimit fizik të 37-vjeçarit nën masa të rrepta sigurie pritet të realizohet brenda pak orëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion