Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Trending
Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i

Aeroporti i Tiranës është kthyer në një nga simbolet e zhvillimit dhe rritjes së Shqipërisë, me një numër gjithnjë e më të madh udhëtarësh dhe lidhjesh ndërkombëtare.

Në fjalën e tij në New York, kryeministri Edi Rama u ndal tek rritja e aeroportit, duke theksuar se ai prej disa vitesh është ndër aeroportet më të mëdha të rajonit për nga numri i udhëtarëve.

“Është viti i 5 apo i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon”, tha Rama, duke shtuar se aeroporti tashmë ka më shumë udhëtarë se ai i Beogradit.

Sipas kryeministrit, ky zhvillim është një nga treguesit konkretë të ndryshimit që ka përjetuar Shqipëria. Rritja e trafikut ajror lidhet me zgjerimin e turizmit, shtimin e lëvizjeve ndërkombëtare dhe forcimin e lidhjeve të vendit me Europën.

Aeroporti i Tiranës po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonomi dhe turizëm, duke e kthyer Shqipërinë si një pikë lidhëse për të gjithë rajonin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion