Avokati Kujtim Cakrani akuza të forta për babain e Adi Hilës: Ka bërë të njëjtat gjëra si i biri

Aktualitet

Avokati Kujtim Cakrani akuza të forta për babain e Adi Hilës: Ka
Avokati Kujtim Cakrani ka bërë deklarata të forta në lidhje me familjen e kompozitorit Adrian (Adi) Hila, emri i të cilit është përfshirë në debatet e fundit pas publikimit të videove private që kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Cakrani ka përmendur edhe babanë e kompozitorit, Merhamat Hilën, duke ngritur akuza për sjelljen e tij gjatë periudhës së komunizmit.

“Babai i këtij zotërisë, Merhamat Hila, ka bërë të njëjtën gjë që po bën djali sot. Ka qenë një personazh në kohën e komunizmit, ka lënë shumë viktima në qytetin e Vlorës”, deklaroi avokati. 

Në vijim të diskutimit, Kujtim Cakrani pretendoi se Merhamat Hila kishte shfrytëzuar pozicionin dhe ndikimin e tij gjatë regjimit komunist për të ushtruar presion ndaj grave dhe vajzave të reja.

 “Ai kapte gratë e bukura, ato që refuzonin, ai i merrte, i arrestonte. Kapte vajza nëpër shkolla, i seleksiononte dhe bënte miqësi me prindërit e tyre. Pra, ka qenë i mirëorganizuar në kohën e komunizmit”, u shpreh Cakrani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion