Asnjë fjalë, SPAK zgjat hetimet, Belinda Balluku "kyç" gojën para gazetarëve dhe largohet me shpejtësi

Politikë

 Asnjë fjalë, SPAK zgjat hetimet, Belinda Balluku 
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Balluku ka qenë në SPAK e shoqëruar nga avokati i saj, Ardian Kalia.

 Në dalje të institucionit, Kalia tha për mediat se do të ketë një zgjatje të hetimeve. “Jemi në fazë të hetimeve. Do të ketë dhe një zgjatje të hetimeve.”, tha ai. Ndërkohë, zonja Balluku preferoi që mos të komentonte asgjë për mediat, duke u futur në makinën e saj.

Balluku akuzohet për Shkelje e barazisë në tendera për disa procedura prokurimi, përfshirë ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës dhe tendera të tjerë (në të paktën 8 raste të hetuara), korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë: Për shkelje dhe favore në tendera në këmbim të ryshfeteve (përfshirë periudhën kur drejtonte “Albcontrol”).

Po ashtu ajo akuzohet dhe për pastrim të produkteve të veprës penale (pastrim parash) fshehje ose mosdeklarim i pasurisë. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet për mosdeklarim të pasurive dhe vilave luksoze në zonat bregdetare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion