Shiste dr*gë në një lokal në afërsi të një shkolle në Tiranë, arrestohet një 43-vjeçari

Aktualitet

Shiste dr*gë në një lokal në afërsi të një

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të Pastra”, pasi dyshohet se shpërndante kokainë pranë institucioneve arsimore.

Në pranga ka rënë Selam Imeraj, i cili u kap në një lokal në rrugën “Viktor Eftimiu”, në afërsi të një shkolle.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti 30 doza kokaine, të përgatitura për shitje. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan edhe 393.6 gramë të kësaj lënde narkotike, të cilën dyshohet se 43-vjeçari do ta ndante në doza për ta shitur në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në total, sasia e kokainës së sekuestruar arrin në rreth 407 gramë. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe dy telefona celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion