“Nuk e vr*më ne”/ Bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut mohojnë akuzat në gjykatë (FOTO)

Aktualitet

“Nuk e vr*më ne”/ Bashkëshortja dhe djali i Urim Fikut

Prej rreth dy orësh vijon në Gjykatën e Dibrës seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurisë ndaj bashkëshortes dhe djalit të Urim Fikut, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit. Ngjarja ndodhi më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës.

d800887f-f693-4a2b-b3e0-cb17b7258cf3.jpg

Sipas informacioneve nga brenda gjykatës, Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit. Ata mësohet të jenë shprehur para gjykatës: “Nuk e vramë ne, nuk kemi lidhje me ngjarjen”. Deri në këto momente nuk është marrë ende një vendim për masën e sigurisë, ndërsa seanca vijon. Policia njoftoi një ditë pas ngjarjes arrestimin e Sadete Fikut, 57 vjeçe, dhe djalit të saj 33-vjeçar, Gazmir Fiku, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 61-vjeçarit.

Fillimisht u pretendua se Urim Fiku ishte sulmuar nga një ari, por ekspertiza mjeko-ligjore e kryer në Tiranë zbuloi se ai kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në gjoks.

Dyshimet e policisë u shtuan edhe pas konstatimit të dëmtimeve në kokë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas raportimeve, familjarët e kishin dërguar 61-vjeçarin në spitalin e Bulqizës, ku ai kishte mbërritur pa shenja jete. Ata nuk kishin pranuar që trupi i pajetë të përgatitej nga personeli i spitalit, duke deklaruar se, sipas traditës së tyre, këtë proces do ta kryenin vetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion