Zjarri te ish-uzina Dinamo, reagon policia: Dyshohet se ishte aksidental, flakët erdhën si pasojë e një shkëndije elektrike

Aktualitet

Zjarri te ish-uzina Dinamo, reagon policia: Dyshohet se ishte aksidental,

Dy ditë më parë, në ish-tregun Uzinës Dinamo një zjarr i madh përfshiu disa kapanone, duke djegur një pjesë të konsiderueshme të mallrave.

Policia ka reaguar për këtë ngjarje, duke thënë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, teksa mendohet se shkaqet ishin aksidentale.

Në reagim thuhet:

Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion